Gonxhja: MEKI programe për mbështetjen e të rinjve krijues për përfshihen në tregun rajonal
Në takimin përmbyllës të B40 Youth Summit Tirana, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja diskutoi me të rinjtë e Tiranës dhe rajonit, mbi potencialin e industrive kreative dhe përfshirjen e sipërmarrësve të rinj.

Sipas tij, ekonomia kreative dhe sektorët e saj, duke përfshirë gjithashtu artin, zejet, kulturën, median dhe teknologjinë, kanë një domethënie të rëndësishme në rritjen ekonomike dhe krijimin e mundësive të reja të vendeve të punës.
Nxitur nga ky fakt, Gonxhja tha se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke u mbështetur në platformat e saj, u vjen në ndihmë me shumë programe ndër të cilat është edhe “Creative Europe”, i cili u jep mundësinë krijuesve të përfshihen në një treg rajonal, çka nxit padyshim rritjen ekonomike në vend dhe për më tepër integrimin ndërkufitar në projekte të cilat kontribuojnë në industrinë kreative.
Për dy ditë me radhë, në Tiranë u mbajt Samiti Rinor i B40-ës.