Begaj takim me ministrin e Jashtëm turk: Forcim i marrëdhënieve ndërshtetërore
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim në Shkup me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim në Shkup me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Gjatë këtij takimi, të dyja palët diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj po zhvillon sot një vizitë në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili u mikprit nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.
Kreu i Shtetit u takua sot gjithashtu me kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.
Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025.