Kontrolli i investimeve, Wisner: SHBA e angazhuar për të rritur sigurinë dhe begatinë në rajon
I Ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner foli në një tryezë të rrumbullakët mbi mekanizmat e kontrollit të investimeve, ku morën pjesë deputetët Eduard Shalsi dhe Jorida Tabaku, si dhe përfaqësues nga Programi për Zhvillimin e Ligjit Tregtar (CLDP), Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) dhe Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ekonomike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA në vendin tonë, bën të ditur se diskutimi nënvizoi rëndësinë e mekanizmave të fortë dhe transparentë të shqyrtimit të investimeve për të mbrojtur interesat kombëtare në sektorë kritikë si teknologjia, infrastruktura dhe të dhënat.
Wisner nënvizoi se një regjim i fortë shqyrtimi i investimeve bazohet në korniza të qarta legjislative dhe rregullatore dhe zbatim efektiv.
Ai ripohoi angazhimin e SHBA për të rritur sigurinë dhe begatinë në rajon, teksa nënvizoi përpjekjet e përkushtuara të SHBA për të përforcuar kontrollin e investimeve si një mjet thelbësor sigurie.