Begaj në samitin e SEECP në Shkup: Nxitje e bashkëpunimit rajonal

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në fjalën e tij gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të mbajtur në Shkup, bëri thirrje për forcim të bashkëpunimit rajonal përballë sfidave të reja dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në fjalën e tij gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të mbajtur në Shkup, bëri thirrje për forcim të bashkëpunimit rajonal përballë sfidave të reja dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Para krerëve të shteteve dhe qeverive nga 13 vendet anëtare të kësaj nisme, Presidenti i Shqipërisë deklaroi se, në kontekstin e sfidave të reja gjeopolitike, veçanërisht pas agresionit rus kundër Ukrainës dhe mundësive të rritura për ndërhyrje nga aktorë të tretë në rajon, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi më të madhe sigurie për BE-në.

“Përparimi i procesit të integrimit në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, vlerësoi Presidenti Begaj, do të thotë investim në siguri të qëndrueshme”.

Presidenti i Republikës, gjithashtu, renditi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për të avancuar drejt anëtarësimit në BE.

Ai u shpreh se është arritur progres i konsiderueshëm në fushat e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, dëshmi e angazhimit ndaj standardeve dhe parimeve të Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë samit, Presidenti i Shqipërisë vlerësoi pozitivisht rezultatet e riaktivizimit të Procesit të Berlinit dhe planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, si një shtysë për integrimin ekonomik rajonal dhe përshpejtimin e integrimit evropian.

”Ne kemi një mundësi para nesh për të rritur integrimin ekonomik me tregun e vetëm të BE-së dhe, në të njëjtën kohë, të nxisim integrimin ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal”, u shpreh Presidenti Begaj.

“Tregu i Përbashkët Rajonal i Ballkanit Perëndimor po shërben si një portë hyrëse drejt Tregut të Vetëm Evropian”, deklaroi Presidenti i Shqipërisë, duke theksuar se, Plani i ri i Veprimit i Tregut të Përbashkët Rajonal 2025-2028 do të krijojë ambientin e duhur për të siguruar zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të Mobilitetit.

Në këtë samit, një vlerësim të veçantë Presidenti Begaj përcolli ndaj Shkupit për suksesin e arritur gjatë kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), kryesim i cili i kalon Tiranës për periudhën 2024-2025. (ATSH)

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…