Komisioni për antikorrupsionin, Nikolla: Impuls të ri reformave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Komisioni i Posaçëm ka për objekt hartimin dhe miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme për adresimin e sfidave përkatëse


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha sot, gjatë konstituimit të Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin, se reformat e ndërmarra deri më tani kanë nevojë për një impuls të ri, në kuadër të objektivit madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si pjesë e vizionit “Shqipëria 2030”.

Nikolla, në fjalën e saj, u shpreh e keqardhur për mungesën e opozitës. Ajo tha se ligjvënësit e opozitës duhet të marrin përgjegjësitë e tyre në Kuvend.

Nikolla theksoi po ashtu se për anëtarët e këtij komisioni të posaçëm, puna që kanë përpara është një mision kombëtar.

“Ky komision ka një mision të rëndësishëm kombëtar. Ky mision lidhet me përgjegjësitë që Kuvendi i ka ngarkuar kësaj strukture për të kontribuar në kurorëzimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përmes ngritjes së një cilësie më të lartë të mirëqeverisjes së vendit, sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit,” tha Nikolla.

Sipas saj, “Komisioni do të ketë mbështetje të plotë të Kuvendit dhe timen personale si Kryetare e Kuvendit. Jo rastësisht nënvizova dimensionin kombëtar të këtij misioni dhe veprimtarisë së këtij komisioni, si një strukturë e posaçme që drejton një proces parlamentar. Komisioni nuk ka ngarkesë politike dhe asnjë interes partikularist apo parcial”.

Nikolla tha se “duke qenë që ky është një komision gjithëpërfshirës, do të doja të shprehja keqardhjen që kolegët e opozitës nuk janë sot prezentë, por jam e bindur që do të marrin përgjegjësitë e tyre përpara qytetarëve, votuesve dhe Shqipërisë si anëtarë të këtij komisioni. Jam e bindur që ju, anëtarë të këtij komisioni, me kontributin e rëndësishëm, përvojën dhe profesionalizmin e kryetarit të komisionit z. Xhafaj, që dua ta falënderoj, do të kontribuoni maksimalisht që ky komision të mundësojë përmes analizave dhe afirmimit të arritjeve të deritanishme të reformave të ndërmarra dhe do të rekomandojë avancimin e tyre dhe thellimin e mëtejshëm,” shtoi Nikolla.

“Është detyra jonë që të lexojmë me kujdes përvojën e deritanishme të zbatimit të reformave dhe t’i propozojmë Kuvendit dhe qytetarëve shqiptarë ndryshime ligjore dhe institucionale, që të gjithë sektorët e qeverisjes të ecin përpara me ritmet që kërkon koha, Shqipëria euroatlantike, qytetarët dhe partnerët tanë strategjikë. Demokracia mund të ndërtohet vetëm si një demokraci nën sundimin e ligjit dhe duke respektuar pavarësinë e degëve të saj, legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit,” tha Nikolla.

Në fund, ajo tha se zhvillimi i reformave të ndërmarra deri më tani ka nevojë për një impuls të ri.

“Zhvillimi i reformave ka nevojë për impulse të reja, proces gjithëpërfshirës. Besoj se ky komision, jeni këtu për të mundësuar këto ritme dhe impulse të reja në zhvillimin e vendit drejt rrugës së anëtarësimit në BE Shqipëria 2030. Jam besëplotë e shpresëplotë që ky komision do të arrijë objektivat dhe qëllimet që i ka vënë vetes,” tha Nikolla në fjalën e saj.

Kuvendi miratoi në 30 maj me 74 vota pro dhe 6 kundër projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. Ky komision synon thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e mëtejshëm i zbatimit të ligjit, duke pasur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike””.

Komisioni i Posaçëm ka për objekt hartimin dhe miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme për adresimin e sfidave përkatëse në këto fusha, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale, të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.