“Dallga Kuqezi”, Rama: Shqipëria e ka fituar Europianin e saj

Mbi 50 mijë tifozë të Shqipërisë do të jenë të pranishëm në stadiumin e Dortmundit për të ndjekur nga afër ndeshjen e të shtunës të Grupit B në EURO2024 kundër Italisë.


Mbi 50 mijë tifozë të Shqipërisë do të jenë të pranishëm në stadiumin e Dortmundit për të ndjekur nga afër ndeshjen e të shtunës të Grupit B në EURO2024 kundër Italisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se “Muri i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi”.

“Natyrisht! 50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së famshme të Dortmundit nesër, ku Muri i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, “Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur”.

“Prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes, mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, u shpreh Rama.

Edhe pse Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borusias së Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 spektatorësh gjatë EURO2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Shumë banorë shqiptarë në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë të vendit në një turne të madh që nga EURO 2016, ndërsa kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë, për shkak se shumica dërrmuese të biletave janë të blera nga tifozët shqiptarë.

Lexo më shumë nga

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.