“Do t’i shërbejmë popullit me gjithë shpirtin”

Realizimi i një jete sa më të mirë për popullin është gjithmonë objektivi i qeverisë së kineze të drejtuar nga PKK-ja dhe sekretarit të përgjithshëm partiak, Xi Jinping.


Realizimi i një jete sa më të mirë për popullin është gjithmonë objektivi i qeverisë së kineze të drejtuar nga PKK-ja dhe sekretarit të përgjithshëm partiak, Xi Jinping.

55 vjet më parë, kreu i shtetit i Kinës ende pa bërë 16 vjeç, shkoi në fshatin Liangjiahe, ku jetoi dhe punoi së bashku me bashkëfshatarët. Pasi u bë Sekretari i Komitetit të Partisë për fshatin, ai i udhëhoqi fshatarët në hapjen e puseve, tokave bujqësore dhe ndërtimin e pellgjeve të biogazit, duke krijuar ndjenja të thella me ta.

Më 15 nëntor të vitit 2012, Xi i zgjedhur si Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së organizoi një konferencë shtypi ku u shpreh: “Populli kinez e do jetën. Ai shpreson të ketë arsim më të mirë, punë më të qëndrueshme, të ardhura më të kënaqshme, sigurime shoqërore më të besueshme, shërbime mjekësore e shëndetësore të nivelit më të lartë, kushte më të rehatshme të banimit dhe mjedis më të bukur. Pritshmëritë e popullit për jetën e bukur janë objektivi ynë.”

“Ne duhet të vizitojmë fshatrat dhe fabrikat e Kinës. Të takohemi me masat popullore për të njohur kërkesat e tyre. Ne duhet të hartojmë politika për të kënaqur masat popullore. Nëse ata janë të pakënaqur nga disa politika, ne duhet t’i rishikojmë ato”, ai i paraqiti këtë kërkesë për çdo zyrtar qeveritar dhe partiak.

Pas kësaj, ai vetë ka qenë në mbi 100 krahina të ndryshme për inspektim dhe hetim.

Çdo vit në Dy Sesionet, ai ka dëgjuar fjalime të përfaqësuesve e deputetëve. Shqetësimet e popullit të paraqitura nga ata, janë përfshirë në rendin e ditës të mbledhjeve të rëndësishme qeveritare, duke u konsideruar si fokus në reformë.

Sipas tij, besimi i popullit është energji për zhvillim, por njëkohësisht është edhe një përgjegjësi e madhe. “Duhet t’i shërbejmë popullit me gjithë shpirtin”.

Burimi CRI.CN

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…