Spiropali takon Kamala Harris në Samitin e Paqes për Ukrainën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është takuar me zv.presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është takuar me zv.presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, në përfundim të ditës së parë të samitit të paqes për Ukrainën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali e cila përfaqëson edhe qeverinë shqiptare në këtë samit të nivelit të lartë, ka ndarë foton me zv.presidenten amerikane Harris në përfundim të ditës së parë të samitit, në darkën e liderëve të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd.

“Në Samitin e Paqes për Ukrainën me Zv.Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, të cilën ishte kënaqësi ta takoja në përfundim të ditës së parë të samitit, në darkën e liderëve të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd”, shkruan ministrja.

100 delegacione kanë marrë pjesë në samit, duke përfshirë 57 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota. Qëllimi i samitit është të iniciojë një proces paqeje, të gjenerojë besim dhe të përvijojë ide për hapat e ardhshëm drejt një procesi të tillë.

Të gjitha shteteve të pranishme duhet t’u jepet mundësia të parashtrojnë vizionet e tyre për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.