Begaj uron Kurban Bajramin: Reflektim i gjithësecilit për një shoqëri më të mirë
Presidenti Bajram Begaj uroi sot Festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.
Presidenti Bajram Begaj uroi sot Festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.
“Kurban Bajrami mbart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi”, u shpreh Presidenti.
Vetëm ky reflektim i gjithësecilit, sipas tij, “bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë”. “Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin”, uroi Presidenti Begaj