Spiropali: Paqja e drejtë në Ukrainë, dëshmi se bota demokratike është më e fortë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin mori pjesë në samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori pjesë në samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që u zhvillua më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës, në Zvicër.

Spiropali ndau në rrjetet sociale momente nga pjesëmarrja në këtë samit, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Bajram Begaj.

“Samiti dyditor i nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, organizuar këtë fundjavë në Zvicër bëri bashkë rreth 100 udhëheqës e përfaqësues nga mbarë bota dhe ia mbërriti të dakordësojë midis vendeve pjesëmarrëse parametra të përbashkët për paqen në Ukrainë, të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe në Kartën e OKB-së”, theksoi Spiropali.

Ministrja Spiropali u shpreh se “paqja e drejtë në Ukrainë do të ishte kontributi më i madh premtues dhe kuptimplotë për domosdoshmërinë e paqes globale dhe dëshmi e faktit se rendin ndërkombëtar nuk e minon dot asnjë tirani, se bota demokratike është më e fortë, se vlerat tona nuk shkatërrohen”.

Samiti u bazua në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.