Turistët “zbulojnë” muzeun “Marubi”, rritet numri i vizitorëve

Në vitin 2023 ishin italianët ata që e vizituan më shumë, me 11,12%, pastaj u renditën francezët me 9,76% dhe gjermanët me 8,41%.


Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” përveç vizitorëve vendas, vizitohet edhe nga një numër i madh turistësh, numri i të cilëve është gjithnjë në rritje. Duke ftuar artdashësit të vizitojnë ekspozitën “Felice Beato dhe Adolfo Farsari – Dy italianë në Lindjen e Largët (1863-1890)” e cila do të jetë e hapur deri javën e parë të korrikut, Muzeu “Marubi” ndau edhe shifrat sa i përket kombësisë së vizitorëve të tij.

“Marubi” kujtoi se, në vitin 2022 në vend të parë të vizitorëve të huaj ishin francezët me 11,20%, në vend të dytë gjermanët me 8,00% dhe të tretë italianët me 7,90%. Ndërsa në vitin 2023 ishin italianët ata që e vizituan më shumë, me 11,12%, pastaj u renditën francezët me 9,76% dhe gjermanët me 8,41%.

Sipas Muzeut “Marubi”, tashmë që jemi në mesin e sezonit veror, fluksi i vizitueshmërisë së muzeut është gjithnjë në rritje, por është ende herët për të shuar kuriozitetin se vizitorët e cilit shtet do të jenë në vendin e parë për frekuentimin sa i përket 2024-ës.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

USAID mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po mbështet përmirësimin e konkurrueshmërisë në bujqësi

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

USAID mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po mbështet përmirësimin e konkurrueshmërisë në bujqësi