Subvencionet në bujqësi, 18 mijë aplikime fituese deri tani

54.255 fermerë aplikuan për skemën e naftës dhe mbi 9 mijë aplikime për tufën bazë të matrikulluar, të imta dhe gjedhin


Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, rreth 18 mijë aplikime janë shpallur fituese pas përfundimit të fazës së parë, ndërsa procesi vijon me verifikimet në terren për aplikimet e tjera.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Arian Jaupllari në një intervistë për mediet tha se, këtë vit interesi i fermerëve për të përfituar mbështetje me subvencione ka qenë shumë i lartë veçanërisht për skemën e naftës pa taksa dhe blegtori.

Sipas tij, 54.255 fermerë aplikuan për skemën e naftës dhe mbi 9 mijë aplikime për tufën bazë të matrikulluar, të imta dhe gjedhin.

Edhe për bletarinë vijoi Jaupllari ka patur interes të lartë, ku janë kualifikuar 4223 aplikime.

Ndërkohë për bimët mjekësore, kanë kaluar fazën e parë 953 aplikime, ndjekur nga masa e mbështetjes për serat me 815 aplikime. Jaupllari foli edhe për rëndësinë dhe lehtësitë që sjellin ndryshimet në VKM nr. 283/2015.

Për këtë vit skema Kombëtarë e Mbështetjes në Bujqësi regjistroi në total 71.537 aplikime. Risi për skemën e naftës, është përfitimi i saj në vlerë monetare dhe jo me karta siç ka funksionuar vitin e kaluar. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…