Begaj takon homologun gjerman: Bashkëpunim i shkëlqyer politik

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier


Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj shprehu falënderimet e tij për Presidentin Steinmeier për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve. Ai theksoi se ky takim është një tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe i vëmendjes së vazhdueshme që Gjermania i kushton Shqipërisë.

Presidenti Begaj siguroi mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE, duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të këtij vendi në avancimin e reformave dhe zhvillimin e Shqipërisë. Ai theksoi gjithashtu se roli i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor është kyç përballë sfidave që kërcënojnë të ardhmen Euroatlantike të rajonit.

Në përfundim të takimit, Presidenti Begaj theksoi nevojën për një bashkëpunim të ngushtë rajonal dhe vuri në dukje se e ardhmja evropiane është udhërrëfyesi kryesor për begatinë dhe stabilitetin e rajonit.

Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe synon të përforcojë më tej lidhjet strategjike mes dy vendeve, ndërsa Shqipëria vazhdon rrugën e saj drejt integrimit europian.

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.