Shqipëria barazoi me Kroacinë, Rama: Kjo quhet krenari!
Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për EURO2024
“Kjo quhet krenari”, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke komentuar ndeshjen e Kombëtares shqiptare me Kroacinë të vlefshme për EURO2024.
Rama vlerësoi se përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.
“Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën”, tha Rama.
Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për EURO2024. Ndeshja e zhvilluar në Hamburg të Gjermanisë dhuroi emocione të forta dhe spektakël deri në minutat e fundit.
Në një atmosferë fantastike, djemtë e Kombëtares zhvilluan një lojë të bukur duke rrezikuar disa herë portën kroate.
Në ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria do të përballet me Spanjën.