33 vjet nga anëtarësimi në OSBE, Hasani: Roli i Shqipërisë mbetet thelbësor

33 vjet më parë, në takimin e ministrave të Jashtëm në Berlin, Shqipëria u pranua anëtare në Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSBE), tashmë OSBE.


33 vjet më parë, në takimin e ministrave të Jashtëm në Berlin, Shqipëria u pranua anëtare në Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSBE), tashmë OSBE.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se mes sfidave të vjetra dhe të reja, roli i Shqipërisë mbetet thelbësor dhe përkushtimi i palëkundur.

“Sot, 33 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSBE), tashmë OSBE. Mes sfidave të vjetra dhe të reja, roli i Shqipërisë mbetet thelbësor dhe përkushtimi ynë i palëkundur”, shkruan ministri Hasani në një postim në rrjetet sociale, teksa ka ndarë dhe foto të korrespondencës së kohës me autoritetet drejtuese të CSBE, sot OSBE me qeverinë shqiptare.

Shqipëria u bë pjesë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE- në atë kohë CSCE) gjatë procesit të Këshillit Ministror të Berlinit (19-20 qershor 1991).

Akti Përfundimtar i Helsinkit u nënshkrua nga autoritetet shqiptare më 16 shtator 1991, pasuar nga nënshkrimi i Kartës së Parisit për një Evropë të Re, më 17 shtator 1991. Ky moment shënoi një ndryshim thelbësor në rrjedhën e politikës së jashtme shqiptare, që do të çlironte Shqipërinë nga izolimi ndërkombëtar dhe do ta sillte më pranë bashkësisë Euro-Atlantike, duke ndarë parimet dhe vlerat e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Aderimi i Shqipërisë në OSBE u shoqërua me reforma të thella ligjore në lidhje me të drejtat e njeriut.

Rrethanat që i mundësuan Shqipërisë hyrjen në OSBE, përfshinin lëvizjen demokratike të dhjetorit 1990, zgjedhjet e para pluraliste dhe miratimin e Paketës së Përkohshme Kushtetuese, më 29 prill 1991. Kjo Paketë përfshinte dispozita që pranonin pluralizmin politik dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Sot, Prania e OSBE-së në Shqipëri mbështet reformat ligjore, gjyqësore, administrative dhe ndihmon autoritetet shqiptare në ndërtimin e kapaciteteve parlamentare, luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e qeverisjes së mire, fuqizimin e shoqërisë civile, forcimin e lirisë se medias etj.

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re bashkëpunimi me OSBE-në, në atë të partneritetit për arritjen e përparësive kombëtare të vendit, në përputhje me aspiratat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Angazhimi më i rëndësishëm i Shqipërisë në kuadër të OSBE-së është Kryesia e Radhës e Organizatës, gjatë 2020. Ndonëse Kryesia shqiptare e OSBE-së u përball me sfida të paparashikueshme, mes tyre dhe pandeminë e Covid-19, ajo rezultoi si një nga Kryesitë më të suksesshme, sa i përket vendimmarrjes dhe ruajtjes së funksionalitetit të organizatës.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…