Lufta kundër kriminalitetit, qeveria autorizon nisjen e negocimit me “G37 Chambers”

Këshilli i Ministrave autorizoi sot ministrin e Drejtësisë të negociojë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar “G37 Chambers”


Këshilli i Ministrave autorizoi sot ministrin e Drejtësisë të negociojë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar “G37 Chambers” për ofrimin e shërbimit të konsulencës për analizimin dhe vlerësimin e të dhënave që duhet të mblidhen nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim vlerësimin e fushave të rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit.

Po ashtu me subjektin “G37 Chambers” do të negociohet edhe për hartimin e metodologjisë për mënyrën e vlerësimit e të ndjekjes në vazhdimësi të zbatimit të këtyre rekomandimeve.

Negocimi do të synojë identifikimin dhe analizimin e situatës aktuale të fushave kryesore që lidhen me luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, si dhe garantimin e të drejtave e të lirive themelore të qytetarëve, në kuadër të rekomandimeve prioritare.

Po ashtu negociimi do të ketë objekt identifikimin dhe analizimin e situatës aktuale mbi politikën penale të ndjekur deri më tani, me fokus krimin e organizuar e antikorrupsionin dhe tendencat e kriminalitetit në vend, duke dhënë edhe rekomandime për vendimmarrjen e ardhshme për politikën penale.
Sipas vendimit do të evidentohet marrja dhe analizimi i të dhënave për vlerësimin e rekomandimeve të dhëna në luftën kundër kriminalitetit, si dhe për vlerësimin e politikës penale, që duhet të hartojë Ministria e Drejtësisë në përmbushje të detyrimit ligjor.

Me subjektin ndërkombëtar do të negociohet edhe mbi identifikimin e kritereve të qarta dhe të matshme të cilat do të shërbejnë si një pikënisje për daljen në konkluzione për rekomandimet që duhet të jepen, bazuar në vlerësimin e problematikave dhe gjetjeve mbi tendencat e kriminalitetit në vend, me fokus krimin e organizuar dhe antikorrupsionin në kategori të ndryshme të marrëdhënieve shoqërore që mbrohen nga Kodi Penal.

Po ashtu do të përgatiten formatet tip platformave apo mjeteve/formave të tjera për mbledhjen e të dhënave dhe informacionit mbi tendencën e kriminalitetit, si dhe mënyrën e zbatimit të rekomandimeve prioritare të cilat do të duhet të identifikohen nga këto të dhëna.

Po ashtu negociimi do të ketë si objekt identifikimin e fushave dhe çështjeve që duhet të shërbejnë si bazë në përgatitjen e rekomandimeve prioritare të ardhshme të Këshillit të Ministrave; si dhe hartimin e metodologjisë për mënyrën e vlerësimit e të ndjekjes në vazhdimësi të zbatimit të rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit dhe paraqitjen e saj për miratim pranë ministrit të Drejtësisë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…