BEI 100 milionë euro për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, Spiropali: Forcon lidhjet me rajonin

Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për financimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit-porta globale me vlerë 100 milionë euro.


Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për financimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit-porta globale me vlerë 100 milionë euro.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, bëri të ditur se përmes këtij projekti strategjik do të kryhet rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, për të mundësuar ofrimin e një shërbimi modern të transportit, arritjen e lëvizshmërisë së gjelbër të qëndrueshme sipas standardeve të BE-së.

“Parashikohet rehabilitimi i linjës hekurudhore me një gjatësi prej 120 km dhe rehabilitimi i 12 stacioneve hekurudhore për pasagjerë dhe mallra, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë”, tha Spiropali në një deklaratë, pas mbledhjes së qeverisë.

Në 6 qershor, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen e huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore.

Një pjesë e kostos totale të investimeve do të mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve.

“Projekti synon të lidhë nëpërmjet hekurudhës, Shqipërinë me Malin e Zi nëpërmjet stacionit të përbashkët hekurudhor të Tuzit drejt Podgoricës, e më tej drejt lidhjeve hekurudhore ndërkombëtare midis kryeqyteteve, duke përfshirë Beogradin, Zagrebin, Lubjanën edhe Budapestin & do të japë një shtysë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit”, deklaroi Spiropali.

Sipas saj, ky projekt strategjik është një mundësi e madhe edhe për Shkodrën, qarkun dhe krejt rajonin veri-perëndimor.

“Kryeqendra e veriut dhe jo vetëm do të njohë një hov zhvillimi përmes aksesit të shtuar nga rehabilitimi i kësaj linje”, tha ajo.

Zbatimi i projektit synon ndërtimin e një infrastrukturë hekurudhore ndërvepruese, të lidhur me vendet fqinje të rajonit e më gjerë, që plotëson kërkesat e Sistemit Evropian të Menaxhimit të Trafikut Hekurudhor, krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e shërbimeve të udhëtarëve dhe mallrave, rritjen ekonomike dhe zhvillimin social brenda vendit dhe nxitjen për kalimin nga transporti rrugor në transportin hekurudhor, duke promovuar një alternativë më eficente për komunitetin dhe bizneset.

Sipas ministres, kjo vepër do të forcojnë lidhjen midis Shqipërisë dhe rajonit, duke nxitur lëvizshmëri të qëndrueshme që vendos bazat për një rrjet hekurudhor modern, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

“Si shumicë qeverisëse jemi gjithmonë e më të bindur për t’ju përgjigjur sfidave dhe detyrimeve që kemi ndaj qytetarëve tanë, për të plotësuar me gjithsej projektin historik Kombëtar”, deklaroi ministrja.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Përplasja e deputetëve të opozitës me policinë, Hoxha: Efektivët nuk ishin të armatosur

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se efektivë të Policisë ishin të armatosur gjatë përplasjeve…

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përplasja e deputetëve të opozitës me policinë, Hoxha: Efektivët nuk ishin të armatosur

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se efektivë të Policisë ishin të armatosur gjatë përplasjeve…