Festivali “The NECE” sjell në Tiranë edukimin qytetar mbi sfidat e reja të shoqërisë

The NECE Festival do të vijë në Tiranë, në datat 14-17 nëntor, për të bërë bashkë shoqërinë civile, politikën, akademikët, median dhe kulturën


The NECE Festival do të vijë në Tiranë, në datat 14-17 nëntor, për të bërë bashkë shoqërinë civile, politikën, akademikët, median dhe kulturën për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërdisiplinor të ideve të ndryshme mbi “Edukimin Demokratik në Evropë”.

Në takimin e organizuar nga The Civic Innovation Hub dhe partnerët SCiDEV ishte i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja për të promovuar këtë festival.

Ministri është shprehur se, nismës “Edukimi për Demokracinë në Evropë” i bashkohet edhe Shqipëria, për t’u përballur me edukimin qytetar mbi sfidat e reja që hasen në shoqëri.

Vetë filozofia e The NECE Festival bazohet në një platformë e cila mbledh njerëz nga e gjithë bota për t’u lidhur, mësuar dhe për t’u rritur në frymën e demokracisë qytetare.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke u mbështetur në misionin dhe strukturat e saj është e motivuar për të qenë një nga pikat e forta të vendit për edukimin qytetar dhe implementimin e reformave demokratike evropiane në vend”, shkruhet në një postim të MEKI-t, në rrjetet sociale.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…