Koordinatori për Antikorrupsionin Global takon Dumanin: Mbështesim institucionet e drejtësisë
Koordinatori për Antikorrupsionin Global, Richard Nephew vizitoi sot Shqipërinë, ku zhvilloi takime me prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të BKH-së, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.

Përmes një njoftimi për shtyp, ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të luftuar korrupsionin.
“Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Antikorrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë, ndërsa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së”, vijon njoftimi.