93 ese nga nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë për punën e Policisë

Në përmbyllje të vitit arsmimor, vlerësimin më objektiv të punës së Policisë gjatë zbatimit të Paketës së Sigurisë në shkolla e dhanë vetë nxënësit.


Në përmbyllje të vitit arsmimor, vlerësimin më objektiv të punës së Policisë gjatë zbatimit të Paketës së Sigurisë në shkolla e dhanë vetë nxënësit.

Ky ishte mesazhi që dha Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë një bashkëbisedimi me nxënës dhe stafin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.

Nxënësit e shkollave të mesme kishin shkruar disa ese, depozituar në strukturat policore, për të parë këndvështrimet e tyre dhe shqetësimet që mund të kenë.

Duke përshëndetur të rinjtë, Balla theksoi se “duam të garantojmë në çdo cep të këtij territori siguri. E vërteta është që kjo siguri po konsolidohet gjithmonë dhe më shumë. Gjatë zbatimit të Paketës së sigurisë në shkolla, besoj që kuptuam të gjithë që fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike ishte, është dhe mbetet një sfidë e përbashkët ku ne do të bëjmë pjesën tonë. Fenomeni i shpërndarjes së drograve sintetike është një prej atyre problematikave që do na duhet të përballemi shpejt ose vonë, ne jemi këtu, sepse duam më të mirën tuaj,” u shpreh ministri i Brendshëm në lidhje me këtë plagë sociale me pasoja të pallogaritshme.

Nga ana tjetër, ai uroi maturantët për mbylljen e vitit shkollor dhe rezultatet e arritura.

“Unë dua t’i falënderoj nxënësit e të gjitha shkollave të Tiranës në përmbyllje të këtij viti shkollor së pari, për rezultatet e arritura, maturantët po përmbyllin dhe provimet e maturës, por dua t’ju falënderoj edhe për rezultatet që arritën së bashku përgjatë zbatimit të paketës së sigurisë në shkolla. Për mua si Ministër i Brendshëm, për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe për të gjithë strukturën e policisë sonë këtu në kryeqytet, vlerësimet tuaja janë shumë të rëndësishme për të parë se çfarë kemi bërë mirë nga fillim shtatori i vitit të kaluar deri më sot në përmbyllje të këtij viti shkollor në këtë qasje tonë të re, për ta afruar sa më shumë policinë me të rinjtë për të krijuar këtë aleancë dhe për ta forcuar atë edhe më shumë gjatë vitit tjetër shkollor që fillojmë në shtator,” u shpreh ministri i Brendshëm.

Duke shpjeguar rëndësinë e bashkëpunimit mes komuniteteve qytetare, stafeve arsimore por edhe vetë nxënësve, me institucionet shtetërore e sidomos me Policinë e Shtetit, Balla vuri në dukje se “puna e Policisë së Shtetit lidhet drejtpërsëdrejti me jetën e çdo qytetari dhe mbi të gjitha me të rinjtë me të cilët ne duam që të krijojmë një marrëdhënie besimi duke ofruar më shumë siguri te ju, por duke marrë prej jush informacione sa më të vlefshme që lidhen me elementë të caktuar, të cilët janë duke pritur aty jashtë rrethimit të shkollës për të përfituar për t’ju përfshirë në aktivitete kriminale, dhe prandaj çdo informacion që marrim prej jush, është një informacion i vlefshëm”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku siguroi të rinjtë për mbështetjen që u jep organizata që drejton të rinjve e gjithë komunitetit.

“Policia e Shtetit do të jetë krah jush në çdo orë e ditë të javës, duke bërë më të mirën për të garantuar rendin, sigurinë në zbatimin e ligjit. Perceptimi i të rinjve për punën e policisë dëshmon në një masë të madhe mënyrën se si shoqëria në tërësinë e saj gjykon punën e Policisë së Shtetit. Vetëm duke bashkëpunuar e bashkëvepruar me komunitetin dhe institucionet, ne mund të përballemi me bullizmin, bullizimin kompjuterik, dhunën në shkolla dhe trafikimin, konsumimin e drogave, duhanit dhe alkoolit dhe fenomeneve të tjera negative për të gjithë të rinjtë,” u shpreh ai.

Të rinjtë e shkollës “Sami Frashëri” kanë shkruar dhjetëra ese, ku janë shprehur mbi mënyrën si e shohin ata punën e policisë, duke bërë vlerësime dhe duke identifikuar problematikat e mundshme dhe rrugëzgjidhjet më të mira etj.

“Për Policinë e Shtetit, – tha Rrumbullaku, – ka shumë rëndësi të dëgjojmë mendimet e të rinjve. Mënyra se si të rinjtë e të rejat na shohin sot, merr një vlerë të dyfishtë. Esetë tuaja, do të lexohen me vëmendje nga unë dhe nga gjithë stafi im, duke besuar në sinqeritetin e moshës suaj.”

Drejtori i DVP Tiranë, Tonin Vocaj theksoi se Policia është e fokusuar në normimin e përkufizimit të konceptit të “Perimetrit të sigurisë në shkolla”, të cilat janë hapësira fizike përreth shkollave ku fëmijët qendrojnë, ndërveprojnë dhe kalojnë pjesë të kohës së tyre, para apo pas mësimit. Në këtë perimetër përfshihen rrugët, rrugicat, përreth kufijve të shkollës si dhe të gjitha aktivitetet tregtare e ekonomike që ushtrojnë aktivitetin brenda kësaj hapësire.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Festat e Nëntorit, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork

Të pranishëm në ceremoni ishte ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati dhe kryetari i Bashkisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Festat e Nëntorit, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork

Të pranishëm në ceremoni ishte ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati dhe kryetari i Bashkisë…