Xi Jinping-u kërkon më shumë punë për të ndërtuar një ushtri të fuqishme

Presidenti kinez Xi Jinping ka nënvizuar rëndësinë e rritjes së besnikërisë politike në ushtri për të ofruar garanci të fortë për ndërtimin e një ushtrie të fuqishme.


Presidenti kinez Xi Jinping ka nënvizuar rëndësinë e rritjes së besnikërisë politike në ushtri për të ofruar garanci të fortë për ndërtimin e një ushtrie të fuqishme.

Xi, gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në një konferencë të punës politike në ushtri të mbajtur në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore.

Foto:Xinhua

Ai theksoi nevojën për të mbështetur udhëheqjen absolute të Partisë mbi ushtrinë dhe për të krijuar një ekip kuadrosh me cilësi të lartë që janë besnikë, të pastër moralisht, të përgjegjshëm dhe të aftë për të përmbushur misionin e forcimit të ushtrisë.

Pasi bëri një analizë të thellë mbi problemet në forcat e armatosura të vendit, kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se këto probleme pasqyrohen në mendime, organizimin e strukturave të Partisë, stilin e punës, disiplinë e drejtime të tjera dhe i kanë rrënjët në mangësitë në besnikëri dhe në kultivimin moral. Ai kërkoi që të gjithë ushtarakët, veçanërisht kuadrot e lartë të ushtrisë, të jenë mjaft të guximshëm për të bërë një reflektim të thellë dhe një korrigjim serioz, në mënyrë që të promovojnë punën në një mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…