Rama: Festivali i trëndafilave të vëllezërve Toçaj në Labinot të Elbasanit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga fushat e mbjella me trëndafila në Labinot në Elbasanit.
Vëllezërit Toçaj nga Elbasani, ndryshe nga shumë fermerë të tjerë, kanë zgjedhur që në pronat e tyre të kultivojnë trëndafila.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga fushat e mbjella me trëndafila në Labinot në Elbasanit.
“Festivali i trëndafilave të vëllezërve duarartë Toçaj, në Labinot të Elbasanit”, shprehet Rama krahas pamjeve të mrekullueshme e shumëngjyrëshe që kanë mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash në zonën e Labinot Fushës.
Pas disa vitesh në emigrim, vëllezërit Toçaj u kthyen në vendlindje dhe vendosën që të investonim në tokat e tyre duke mbjellë varietete të ndryshme të trëndafilave.
Për kultivimin e trëndafilave, një prej luleve më të kërkuara, ata kanë angazhuar të gjithë familjen dhe që është kthyer në biznes fitimprurës për ta. (ATSH)
MIRËMËNGJES 😊
dhe me festivalin e trëndafilave të vëllezërve duarartë Toçaj, në Labinot të Elbasanit, ju uroj një ditë të mbarë🙏
Posted by Edi Rama on Thursday, June 20, 2024