Borrell takon kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është takuar në Austri me ministrat e Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor.


Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është takuar në Austri me ministrat e Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Diskutuam se si të ndërtojmë së bashku një Evropë më të bashkuar”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Në këtë takim, që u mbajt më 20 qershor, mori pjesë edhe ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla.

Në Austri edhe sot vazhdojnë takimet mes përfaqësuesve të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor. Gërvalla shkroi në Facebook se në takim do të paraqesë qëndrimet e Kosovës për sigurinë në Evropë dhe rajon, por edhe për reformat e ndërmarra në fushën e sundimit të ligjit.

“Do të avokojmë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Gërvalla.

Bashkimi Evropian njoftoi më herët gjatë javës se në Austri Borrell, përveç pjesëmarrjes në diskutime të përbashkëta, do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me kryediplomatët diplomatikë.

Fokusi i takimeve dyditore i grupit të “ministrave të Jashtëm të Danubit” dhe “Miqve të Ballkanit Perëndimor” është te raportet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë të janë në faza të ndryshme në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në bllokun evropian.

Nga këto, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë përparim drejt anëtarësimit në bllokun evropian, pasi që kanë hapur disa kapituj në bisedimet për anëtarësim. Kosova, ndërkaq, është e fundit në rrugën drejt BE-së, pasi shteti ende nuk ka as statusin e vendit kandidat. /rel/

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.