Enkileda Carja, kampione Europe për të reja në peshëngritje, Begaj përcjell urimin
Enkileda Carja u shpall kampione Europe në Kampionatin Europian për të Rinj, në stilin e shkëputjes me 86 kg.
Enkileda Carja u shpall kampione Europe në Kampionatin Europian për të Rinj, në stilin e shkëputjes me 86 kg.
Presidenti Bajram Begaj përcolli urimin e tij ndaj kampiones 15-vjeçare.
“Urime Kampiones së Europës për të rinj në peshëngritje Enkileda Carja”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.
Sportistja 15-vjeçare kuqezi rrëmbeu dhe medaljen e Argjentë në dygarësh.
Ekipi kombëtar i peshëngritjes ka siguruar 2 medalje ari, 4 argjendi dhe 1 bronzi në Europianin që po zhvillohet në Selanik të Greqisë.