Hasani: BE, më e qëndrueshme me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në takimin me “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” të organizuar në Austri


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në takimin me “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” të organizuar në Wachau, Austri, nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Hasani bëri të ditur se në takim u diskutua mbi përshpejtimin e integrimit dhe mbështetjen për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kryediplomati shqiptar theksoi se “angazhimi për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojë”.

“Fokusi ynë duhet të mbeten prioritetet e tanishme me objektiv kryesor anëtarësimin e plotë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. BE-ja do të jetë më e qëndrueshme, më e sigurt dhe më e plotë me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Hasani.

Gjithnjë e më shumë vizitorë në Kalanë e Rozafës

Kalaja e Shkodrës është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike

Global 360

Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vitesh

Rezultatet nënkuptojnë një kryeministër laburist për herë të parë që nga viti 2010- ndërsa konservatorët përballen me një luftë për…

Diplovista

Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gjithnjë e më shumë vizitorë në Kalanë e Rozafës

Kalaja e Shkodrës është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike