Gërvalla: Përshpejtim i procesit të anëtarësimit në BE për ruajtjen e paqes në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” që u mbajt në Austri


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” që u mbajt në Austri, ku bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe nënvizoi rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, Gërvalla theksoi se në dy panele të ndara, para homologëve të shteteve pjesëmarrëse, prezantoi qëndrimet e Kosovës mbi sigurinë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella për sundimin e ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik.

Ajo kërkoi përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE dhe veprime konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Para homologëve nga shtetet pjesëmarrëse, në dy panele të ndara shpalosa qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik si dhe bëra thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Gërvalla.

Ajo gjithashtu ritheksoi mbështetjen e Kosovës ndaj Ukrainës në kontekstin e agresionit rus, duke theksuar solidaritetin e pakusht të Kosovës për Ukrainën.

“Pashmangshëm diskutuam edhe për agresionin rus në Ukrainë duke vënë në pah mbështetjen dhe solidaritetin e pakusht të Kosovës për Ukrainën”, shtoi ajo.

Në të njëjtin takim, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Sllovenisë, Tanja Fajon, theksoi se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri gjeostrategjike që kërkon mbështetje politike të menjëhershme.

“Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor, i cili ekziston prej një viti, është një dëshmi e mirë se ne duhet ta trajtojmë zgjerimin si një domosdoshmëri gjeostrategjike që ka nevojë për mbështetje politike. Është tani ose kurrë”, tha Fajon.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për aspiratat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi miratimin e një Deklarate që synon të inkurajojë vendet fqinje në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke afirmuar vlerat e përbashkëta, sundimin e ligjit dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.

“Në mbledhjen e sotme u miratua Deklarata, e cila synon të inkurajojë vendet fqinje në rrugën evropiane, bazuar në arritjet e tyre, duke afirmuar vlerat e përbashkëta, sundimin e ligjit dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë,” deklaroi Radman. (Marrë nga ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!