Rikonstruksioni i shkollave dhe qendrave profesionale, Gonxhja takim me arkitektët

Këto shkolla dhe qendra profesionale do të jenë në shërbim të mbi 10 mijë nxënësve dhe kursantëve çdo vit.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Belndi Gonxhja zhvilloi një takim me arkitektët që iu bashkuan thirrjes probono për realizimin e 14 projektideve për rikonstruksionin e shkollave dhe qendrave profesionale.

Këto shkolla dhe qendra profesionale do të jenë në shërbim të mbi 10 mijë nxënësve dhe kursantëve çdo vit.

Gonxhja falënderoi të gjitha studiot e arkitekturës që iu përgjigjën kësaj thirrje dhe për AKPT e AKPA që koordinuan këtë proces, i cili kontribuon në rritjen e cilësisë së arsimit dhe formimit profesional.

“Projektidetë do të zbatohen me mbështetjen shtesë për investime që do të jepet nga buxheti i shtetit për të fuqizuar arsimin profesional në funksion të nevojave të tregut të punës”, theksoi Gonxhja.

Arsimi profesional është një shkallë e rëndësishme për zhvillimin personal dhe profesional të një personi. Kjo formë e arsimit fokusohet në zhvillimin e aftësive të nevojshme për t’u përballur me sfidat e tregut të punës dhe për të avancuar në karrierë.

Në një botë ku teknologjia dhe tregu i punës ndryshojnë me shpejtësi, arsimi profesional ofron një bazë të fortë për suksesin dhe qëndrueshmërinë në karrierë.

Arsimi dhe formimi profesional mund t’i vijë në ndihmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, si reduktimit të papunësisë në Shqipëri, ashtu dhe parandalimit të krijimit të kësaj papunësie, duke i pajisur të rinjtë me një zanat në përputhje me kërkesat dhe nevojat që ka sot tregu vendas i punës.

Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit…