Pragsfida me Shqipërinë, Laporte: Shumë e vështirë të fitojmë çdo ndeshje
Qendërmbrojtësi 30-vjeçar i Spanjës, Aymeric Laporte, u shpreh sot përpara ndeshjes më Shqipërinë në Dyseldorf se është shumë e vështirë të fitohen të gjitha ndeshjet në një turne.
Qendërmbrojtësi 30-vjeçar i Spanjës, Aymeric Laporte, u shpreh sot përpara ndeshjes më Shqipërinë në Dyseldorf se është shumë e vështirë të fitohen të gjitha ndeshjet në një turne.
I pyetur nga faqja zyrtare e UEFA-s nëse Spanja mund të fitojë EURO 2024, Laporte tha se, “ka gjithmonë surpriza në këto turne. Ideja është të pranojmë sa më pak gola të mundshëm, të bëjmë sa më pak faulle. Në përgjithësi, kjo është ajo që ne kemi bërë. Ne kemi një ekip që mund të arrijë shumë, por ne duhet të vazhdojmë ta tregojmë dhe të punojmë me përkushtim total, me të gjithë të bashkuar, atëherë nuk ka arsye pse nuk mund të aspirojmë maksimumin në këtë EURO”.
“Futbolli është shumë i vështirë nëse pret të fitosh çdo ndeshje. Mendoj se ne ishim favorit para turneut. Nuk jam i sigurt se e kam menduar kaq fort. Këto ndeshje varen nga detajet – një pasim i humbur, një gabim, thjesht të kesh një ditë të keqe në vend të një dite të mirë”, u shpreh ai.
“Ndeshja me Italinë ishte shumë më serioze”, shtoi Laporte. “Ne pranuam shumë më pak raste, ishim super kundër një rivali që pëlqen të ketë topin. Jam i lumtur që i kam fituar të dyja ndeshjet dhe kam kaluar direkt në nokaut.”
Për talentin spanjoll Lamine Yamal, Laporte tha se, “në moshën e tij, lojtarët duhet të kënaqen. Është një kohë e bukur për ta. Nëse Lamine qëndron ashtu siç është, nëse vazhdon të luajë si ka qenë, duke shkaktuar probleme dhe kundërshtarët fillojnë të kenë frikë nga ai dhe të kenë frikë se çfarë është ai në gjendje të bëjë, kjo është e mrekullueshme për Spanjën”.