Balla pritet nga homologu i landit Nordrhein-Westfalen: Forcojmë bashkëpunim në fushën e sigurisë
Shqipëria do të forcojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike dhe policisë me Landin Nordrhein – Westfalen (NRW).
Shqipëria do të forcojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike dhe policisë me Landin Nordrhein – Westfalen (NRW).
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u prit sot në Düsseldorf, nga ministri i Brendshëm i Nordrhein – Westfalen, Herbert Reul, u shpreh se ka tashmë një projekt të përbashkët për t’u çuar përpara.
Në prag të ndeshjes së tretë të kombëtares shqiptare të futbollit, me kombëtaren e Spanjës sonte në mbrëmje, ministri Balla i shprehu homologut gjerman mirënjohje për mikpritjen e ekipit kombëtar gjatë qëndrimit në këtë Kaiserau.
“Rreth 35 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në këtë land dhe vlerësohet integrimi i tyre në jetën social-ekonomike”, theksoi ministri i Brendshëm shqiptar.