Turizmi vijon rritjen, 3.3 milionë të huaj hynë në Shqipëri

Hyrjet e të huajve shënuan në muajin e pestë të vitit rritje me 30.6% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë


Boom-i i turizmit ka vijuar edhe në muajin maj, duke shënuar një rritje rekord të fluksit të turistëve në vendin tonë.

Hyrjet e të huajve shënuan në muajin e pestë të vitit rritje me 30.6% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave

Në total në janar-maj numri i të huajve regjistroi shifrën mbi 3.3 milionë apo 38.2 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas INSTAT, gjatë muajit maj 2024, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin shqiptar, 1.606.520 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 30,6%, krahasuar me maj 2023.

Ndërkohë 1.615.862 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 30,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në maj 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 632.832, duke pësuar një rritje me 20,5%, krahasuar me maj 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 973.688. Ky numër është rritur me 38,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Sipas statistikave në maj 2024, krahasuar me maj 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë: rritje, për qëllime personale me 37,9%; rritje, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 45,0%; rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 48,3%.

I njëjti vlerëson se në muajin maj 2024, 662.095 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 23,9%, krahasuar me maj 2023.

“Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit maj 2024, janë 953.767. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 36,0%.

Në maj 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 927.906 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 24.191 dhe 8.219 shtetas”, thuhet në njoftimin e INSTAT.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…