Hasani: Me Ballkanin Perëndimor, BE do të jetë më i sigurt dhe konkurrues
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në takimin e Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme në Luksemburg.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në takimin e Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme në Luksemburg.
Gjatë takimit, ministri Hasani rikonfirmoi edhe një herë, përafrimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.
Hasani theksoi po ashtu se zgjerimi i BE-së është i një rëndësie kritike dhe me dobi për të gjitha palët.
“Me Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian do të jetë më i sigurt, më i fortë dhe më konkurrues”, shtoi ai. (ATSH)