“Mbrëmjet e kulturës bullgare” sjellin turistë nga Bullgaria dhe emocione të veçanta për publikun e Durrësit

Për dy vite rresht, organizatorët tregojnë shumëllojshmërinë e valleve, këngëve dhe veshjeve popullore nga krahinat e ndryshme folklorike të Bullgarisë.


Mbrëmja e dytë e kulturës bullgare u zhvillua të shtunën në Durrës.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ambasada e Bullgarisë në Tiranë bëri të ditur se kjo nismë solli në bregdetin shqiptar shumë turistë bullgarë, të cilët duke shijuar pushimet e tyre, prezantuan po ashtu para publikut të Durrësit bukurinë e folklorit bullgar.

Për dy vite rresht, organizatorët tregojnë shumëllojshmërinë e valleve, këngëve dhe veshjeve popullore nga krahinat e ndryshme folklorike të Bullgarisë.

Kjo bëhet me ndihmën e klubeve folklorike që vijnë nga rajonet e ndryshme të Bullgarisë. Partnerët e tyre janë Ambasada bullgare në Tiranë dhe Bashkia e Durrësit, të cilët mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve.

Tre ishin ansamblet që prezantuan artin e vet në mbrëmjen e kulturës bullgare më 22 qershor. Ato erdhën nga qyteti Bjala (Bullgari Veriore), qyteti Vratsa (Bullgari Perëndimore) dhe fshati Vasilovo (Bullgari Qendrore).

“Mbrëmje të tilla janë planifikuar edhe më 12 dhe 17 gusht 2024 në sheshin para qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Po punohet dhe për zgjerimin e iniciativës, duke përfshirë edhe qytete të tjera shqiptare”, thuhet në njoftimin e Ambasadës bullgare. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…