Veliaj pret ish-shefin e CIA-s, Robert Gorelick: Tirana mund të jetë qyteti më i sigurtë në Europë
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim Robert Gorelick, ish-shefin e CIA-s në Itali dhe vende të tjera të botës
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim Robert Gorelick, ish-shefin e CIA-s në Itali dhe vende të tjera të botës, i cili ka vizituar për herë të parë kryeqytetin shqiptar.
Në një postim në rrjetet sociale Veliaj shprehet i lumtur për bisedën që ka zhvilluar me Gorelick, sidomos për idetë se si Tirana mund të jetë një qytet më i sigurtë.
“I lumtur që prita Robert Gorelick në vizitën e tij të parë në Tiranë – dikur i pavizitueshëm nga asnjë vend i huaj, sot është kryeqyteti më i gjallë i shqiptarëve dhe i Ballkanit Perëndimor! Ishte kënaqësi të bisedoja për tema të luftës e ftohtës dhe çështje aktuale, si dhe rrahëm disa ide se si Tirana mund të jetë qyteti më i sigurtë në Europë”, tha Veliaj.