Investimet e huaja, BSH: Turqia dhe Italia kryesojnë me 110 milionë euro

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për tremujorin e parë të këtij viti.


Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet turke shënuan vlerën e 69 milionë eurove, me një rritje prej 116% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Stoku i investimeve turke në fund të tremujorit të parë ka arritur në 1.06 miliardë euro, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë.

Ndërmarrjet turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse, etj.

Një tjetër investor historik në Shqipëri, Italia, u rendit i dyti për tremujorin e parë të këtij viti, me një fluks investimesh të reja prej 41 milionë eurosh.

Fluksi i investimeve italiane pësoi një rënie të lehtë me 4.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Italia ngelet një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri.

Stoku i investimeve italiane ka arritur në 1.53 miliardë euro, 26% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Investimet italiane janë të shpërndara nga këndvështrimi sektorial, por orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Gjithnjë e më shumë vizitorë në Kalanë e Rozafës

Kalaja e Shkodrës është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike

Global 360

Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vitesh

Rezultatet nënkuptojnë një kryeministër laburist për herë të parë që nga viti 2010- ndërsa konservatorët përballen me një luftë për…

Diplovista

Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gjithnjë e më shumë vizitorë në Kalanë e Rozafës

Kalaja e Shkodrës është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike