Rrumbullaku, pjesë e samitit të shefave të Policisë së OKB-së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, merr pjesë në Samitin e 4-t të Shefave të Policisë së Kombeve të Bashkuara, që zhvillohet në Selinë Qendrore të OKB-së në Nju-Jork,


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, merr pjesë në Samitin e 4-t të Shefave të Policisë së Kombeve të Bashkuara, që zhvillohet në Selinë Qendrore të OKB-së në Nju-Jork, më datat 26-27 qershor.

“UNCOPS 2024” do të bashkojë ministra, drejtues të policive dhe përfaqësues të lartë të organizatave rajonale dhe profesionale në fushën e policimit për të diskutuar mbi forcimin e paqes ndërkombëtare, sigurinë dhe zhvillimin e përbashkët, nëpërmjet bashkimit të fuqisë dhe aktivizimit të policimit kombëtar dhe të Kombeve të Bashkuara.

Diskutimet do të përqendrohen, ndër të tjera, në identifikimin e praktikave dhe qasjeve për bërjen operacionale të rolit të Divizionit të Policisë së Kombeve të Bashkuara, si një sistem i gjerë i garantimit të sigurisë dhe pikë qendrore për policimin e Kombeve të Bashkuara dhe çështjeve të tjera të zbatimit të ligjit.

“UNCOPS 2024” do të jetë një mundësi që drejtuesit e policive nga mbarë bota dhe lidershipi i Kombeve të Bashkuara të angazhohen në diskutime se si policimi i OKB dhe policimi kombëtar ndihmojnë e forcojnë njëri-tjetrin kur ballafaqohen me sfidat globale aktuale dhe ato të reja të sigurisë, përfshirë ndikimin njerëzor dhe krizat natyrore apo incidentet.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, do t’i drejtohet Samitit të 4-t të Shefave të Policisë së Kombeve të Bashkuara, me një fjalë mbi “Kontributin e vendeve anëtare për UNPOL dhe rolin e Shqipërisë”. (ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!