Peleshi: Sfidat e reja të sigurisë, zhvillim për arsimin e lartë ushtarak
Akademia e Forcave të Armatosura, Universiteti “Luarasi” dhe Tirana Business University organizuan Konferencën Shkencore Kombëtare me temë “Sfidat e Arsimit të Lartë në një Mjedis që Ndryshon”.
Sfidat e reja të sigurisë, janë sfida edhe për institucionet arsimore elitare, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Akademia e Forcave të Armatosura, Universiteti “Luarasi” dhe Tirana Business University organizuan Konferencën Shkencore Kombëtare me temë “Sfidat e Arsimit të Lartë në një Mjedis që Ndryshon”.
Peleshi theksoi se, kjo konferencë pati qëllim zhvillimin e arsimit të lartë ushtarak dhe përshtatjen e programeve studimore për sfidat e reja të sigurisë dhe epokës digjitale.