Ambasadori King-Smith: Shqipëria, vend mik dhe partner i Britanisë në skenën ndërkombëtare

Në Shkodër u zhvillua Festa Britanike e Çajit, ku të pranishëm ishin ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ai për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith


Në Shkodër u zhvillua Festa Britanike e Çajit, ku të pranishëm ishin ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ai për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, si dhe autoritete të tjera, të cilët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Mazniku vlerësoi angazhimin e Britanisë së Madhe me investime në veri të Shqipërisë si dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si siguria, mbrojtja, tregtia dhe drejtësia.

“Marrëdhënia e Shqipërisë me Britaninë do të forcohet më shumë me lidhjet e sektorit privat. Turistët britanikë sa vjen e më shumë po vizitojnë Shqipërinë duke u përllogaritur pothuajse në gjysmë milioni britanikë deri në fund të vitit. E ardhmja mes dy vendeve tona premton shumë më shumë dhe jemi krenarë për këtë”, tha ai.

Në fjalën e tij, ambasadori Smith konfirmoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Britanisë, ndërsa fokusin e vendosi edhe tek të rinjtë.

Ambasadori tha se shumë të rinj mendonin se mundësia e vetme dhe më e mirë ishte të linin Shqipërinë, ndërsa shtoi se, ky mendim ka ndryshuar duke shtuar lidhjet dhe partneritetin mes dy vendeve dhe duke ofruar më shumë mundësi për të rinjtë.

“Takimi i sotëm reflekton angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në veri të Shqipërisë. Mbi të gjitha, është një angazhim i njerëzve të këtij rajoni që kanë lidhje unike dhe të veçanta me popullin në Mbretërinë e Bashkuar. E kam parë këtë me sytë e mi. Ishte pikërisht këtu, në Shkodër, ku kam mësuar gjuhën shqipe dhe përjetova për herë të parë ngrohtësinë dhe mirësinë e njerëzve të këtij rajoni, bukurinë e peisazheve dhe rrethinave, nga më të bukurat në Europë. Britania e ka konsideruar gjithnjë Shqipërinë si një vend mik, një partner mendjengjashëm dhe një mik në skenën ndërkombëtare. Tani edhe më shumë. Prej kohës kur mbërrita këtu, synova ta transformoj marrëdhënien tonë në një partneritet më të thellë dhe më të gjerë për sigurinë, ekonominë, drejtësinë dhe arsimin. Tani, kemi kaq shumë aspekte pozitive për të festuar”, vuri në dukje ai.

Smith, më tej u shpreh se “jemi përballur me disa sfida të vështira gjatë tre viteve të misionit tim këtu dhe i kapërcyem së bashku”.

“Shumë të rinj, veçanërisht nga veriu mendonin se mundësia e vetme dhe më e mirë ishte ta linin Shqipërinë dhe të udhëtonin në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesërisht, kjo është si pasojë e ndikimeve sfiduese të pabarazisë së zhvillimit, në të gjithë vendin. Falë ndihmës tuaj, nisëm ta ndryshojmë këtë duke krijuar partneritete të reja për të shtuar lidhjet e biznesit, arsimit dhe ato kulturore mes Mbretërisë së Bashkuar dhe veriut të Shqipërisë”, tha ambasadori. (ATSH)

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.