Censi 2023, Dhuli: 2 402 113 banorë në Shqipëri

Cens 2023, është i 12-ti në harkun kohor prej 100 vite, të historisë së censeve në Shqipëri dhe të hapjes së zyrës së parë të statistikave zyrtare.


Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli deklaroi sot se në Shqipëri numërohen 2.4 milionë banorë.

Në konferencën e organizuar sot për të publikuar të dhënat e dala nga Censi 2023 Dhuli bëri të ditur se Censi i popullsisë dhe banesave është një fotografi e çastit, që i referohet mesnatës së datës 17- 18 shtator 2023, të organizuar nga Instituti i Statistikave.

“Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme”, deklaroi Dhuli.

Ajo e cilësoi një proces mjaft të rëndësishëm për shkak se ofron informacion thelbësor për matjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, për tu integruar përmes statistikave zyrtare si një domosdoshmëri dhe gjuhë e përbashkët për matjen e progresit të çdo vendi në familjen e madhe europiane.

Dhuli vuri në dukje se kryerja e Censit plotësoi një nga kushtet për hapjen e negociatave, rezultatet do të përdoren për të siguruar statistika të nevojshme, si pjesë e Sistemit Statistikor Evropian në të ardhmen.

Të dhënat, shtoi ajo, janë një e mirë publike, dhe ju ofrohen hartuesve të politikave, vendimmarrëseve, studiuesve, bizneseve, për ti përdorur për planifikimin zhvillimor, analizën e dukurive demografike, sociale, ekonomike dhe mjedisore, marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe zbatimin e tyre në praktikë në dobi të shoqërisë sonë.

Censet, theksoi Dhuli, kanë siguruar të dhëna të vlefshme për të informuar politikbërjen dhe hartuar strategji kombëtare.

Por, siguroi ajo, nuk do të mjaftohemi me rezultatet që do të ndahen me ju sot, pasi puna dhe angazhimi ynë do të vijojë për sigurimin e informacioneve të detajuara, në nivel qarku, bashkie apo njësie më të vogël gjeografike. Analiza dhe studime tematike do të kryhen për fusha të ndryshme të jetës.

“Këto analiza do të jenë për përdoruesit një burim informacioni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë”, deklaroi Dhuli.

Censi i vitit 2023 solli shumë inovacione si përdorimin e teknologjisë së informacionit në mbledhjen e të dhënave, një sistem gjeohapësinor të digjitalizuar, monitorimin në kohë reale të ecurisë dhe cilësisë së mbledhjes të të dhënave, një gamë më të gjerë informacioni të mbledhur.

Metodologjia, definicionet, konceptet u bazuan në rekomandimet e Komisionit Evropian të Kombeve të Bashkuara, për Ekonominë (UNECE) për raundin e censeve 2020, dhe rregulloret e Bashkimit Evropian.

Cens 2023, është i 12-ti në harkun kohor prej 100 vite, të historisë së censeve në Shqipëri dhe të hapjes së zyrës së parë të statistikave zyrtare. (ATSH)

Lexo më shumë nga

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor