Manastirliu: Tre paga më shumë në vit për mësuesit, dyfishuam edhe pagesën për kualifikim

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, bashkëbisedoi me mësuesit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë për rritjen historike të pagave.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, bashkëbisedoi me mësuesit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë për rritjen historike të pagave.

“Nga data 1 korrik do të kemi rritjen e premtuar të pagave për rreth 30 mijë mësues të sistemit tonë arsimor. Rritja është historike, nëse do të marrim të gjithë rritjet e pagave, kjo është më e larta. Do të kemi mesatarisht një rritje page mujore rreth 180 euro në muaj dhe nëse do ta konvertonim në paga vjetore janë rreth 3 paga më shumë që do të përfitojnë mësuesit”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.

Mesatarisht paga e mësuesve rritet me 18 mijë lekë të reja/muaj, duke e çuar pagën mesatare të mësuesve 950 euro.

Kjo rritje e pagave është incentivuese për mësuesit e rinj për ta bërë mësuesinë një profesion që do të zgjidhet edhe më shumë nga brezi i ri.

“Është një premtim i mbajtur për të rritur motivimin, për të mundësuar rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe sigurisht për të rritur edhe interesin e të rinjve për të shkuar drejt degëve të mësuesisë, sepse me një pagë më të lartë, më të mirë, më stimuluese, intertesi do të jetë dhe më i lartë për të ndjekur lëndët e mësuesisë për të rinjtë, për t’u bërë mësuesit e së nesërmes”, tha Manastirliu.

Në takimin me mësuesit e arsimit të mesëm të lartë, Manastirliu tha se për mësuesit e arsimit të mesëm të lartë, me kualifikimin, pozicionin dhe një vjetërsi prej mesatarisht 15 vite, paga shkon në 98,500 lekë/muaj.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit tha se është rritur edhe masa e shpërblimit për mësuesit sipas kategorisë së kualifikimit, duke dyfishuar pagesën për kualifikimin për kategoritë ‘Mësues i kualifikuar” dhe “Mësues specialist” dhe duke e rritur me 50% për kategorinë “Mësues mjeshtër”.

Politika e re e pagave të arsimit parauniversitar ka për qëllim realizimin e rritjes e pagave për mësuesit, për punonjësit e shërbimit psiko-social, oficerët e sigurisë në shkolla dhe për punonjësit e tjerë jo mësimorë, që shërbejnë në institucionet arsimore dhe në ato plotësuese, të sistemit arsimor parauniversitar.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gjithnjë e më shumë vizitorë në Kalanë e Rozafës

Kalaja e Shkodrës është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike

Global 360

Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vitesh

Rezultatet nënkuptojnë një kryeministër laburist për herë të parë që nga viti 2010- ndërsa konservatorët përballen me një luftë për…

Diplovista

Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gjithnjë e më shumë vizitorë në Kalanë e Rozafës

Kalaja e Shkodrës është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike