Rama, apel banorëve: E rëndësishme që njerëzit të aplikojnë për tituj pronësie

Në bashkinë e Himarës vijoi sot shpërndarja e titujve të pronësisë, ndërkohë që regjistrimi përfundimtar i shtëpive të trashëguara përfundon i gjithi brenda vjeshtës.


Në bashkinë e Himarës vijoi sot shpërndarja e titujve të pronësisë, ndërkohë që regjistrimi përfundimtar i shtëpive të trashëguara përfundon i gjithi brenda vjeshtës.

I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama u shpreh se është e rëndësishme që njerëzit të aplikojnë.

“Për shumë prej jush është bërë edhe asistencë për aplikimin. Zyra e Kadastrës, Prefektura, bashkia janë në dispozicion që t’i asistojnë banorët që të bëjnë aplikimin si duhet, që do të thotë që hapet rruga për të bërë regjistrimin sepse tanimë e gjithë ana teknike është përfunduar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se është vetëm çështje aplikimi, vendosje në hartë i pronës dhe dorëzim i certifikatës që provon se kjo pronë është pasuri e patundshme e regjistruar.

Ndërkohë, kryeministri informoi se do të bëhet dorëzimi i vazhdueshëm i certifikatave në zyrën e Kadastrës në Himarë.

“Dërgimi me postë, që e përdornim, has në problemin e mosgjetjes së personit. Nuk mund ta lësh certifikatën në një shtëpi ku nuk është personi që e merr. Ndaj do të vendoset lista në zyrën e hipotekës dhe të gjithë personat që u del emri për të marrë certifikatën do të njoftohen me telefon nga zyra e kadastrës. Tani që procesi është futur në shina prodhimi i certifikatave do të jetë i përditshëm”, tha ai.

Lexo më shumë nga

Gjithnjë e më shumë vizitorë në Kalanë e Rozafës

Kalaja e Shkodrës është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike

Global 360

Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vitesh

Rezultatet nënkuptojnë një kryeministër laburist për herë të parë që nga viti 2010- ndërsa konservatorët përballen me një luftë për…

Diplovista

Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gjithnjë e më shumë vizitorë në Kalanë e Rozafës

Kalaja e Shkodrës është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike