Gonxhja: Nga 1 korriku, rritje me 35 % e pagave për specialistët e administratës

Nga 1 korriku 4,112 punonjës të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe institucioneve të varësisë së MEKI, do të përfitojnë rritje të pagave.


Nga 1 korriku 4,112 punonjës të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe institucioneve të varësisë së MEKI, do të përfitojnë rritje të pagave.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se politika e rritjes së pagave mbart një buxhet shtesë prej 517 milionë lekë, për të gjithë punonjësit, për vitin 2024.

“Paga mesatare për specialistët në administratën publike (MEKI) do të jetë 113,333 lekë/muaj, duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2023. Ky përmirësim motivon mbi 4,000 specialistë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe institucioneve të varësisë”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja bëri të ditur se edhe për 555 punonjës mbështetës, do të ketë një shtesë pagash deri 8,000 lekë/muaj.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një administrate publike më të motivuar dhe më efikase”, tha Gonxhja.

Vendimet e fundit të qeverisë për rritjen e pagave avancojnë fazën e dytë të politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023, fazë nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore.

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…