Balla takon në Uashington lushnjarin e shpallur “Mjeku më i mirë i Amerikës”

Gentian Toshkëzi, pinjoll i një familje atdhetare myzeqare, është shpallur si “Mjeku më i mirë i Amerikës” (America’s Best Doctor).


Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, u shpreh i entuziazmuar nga takimi që zhvilloi në Uashington me djalin nga Lushnja, Gentian Toshkëzi, pinjoll i një familje atdhetare myzeqare, i shpallur si “Mjeku më i mirë i Amerikës” (America’s Best Doctor).

Balla tha se, “ky ishte takimi më i bukur”, teksa e cilësoi rastin e Gentianit “si shembullin më të shkëlqyer të shqiptarëve që shkëlqejnë me arritjet dhe profesionalizmin e tyre”.

“Gentiani na bën krenarë të gjithëve. Sot ai drejton Departamentin e Neokirurgjisë në spitalin më të rëndësihëm të kryeqytetit amerikan në Uashington. E falenderoj pasi ka treguar atë që mund të bëjnë shqiptarët, duke arritur në nivelin më të lartë si profesionist, një doktor i shkëlqyer që i shërben jo vetëm amerikanëve, por gjithkujt që kërkon shërbime shëndetësore në një prej spitaleve më të rëndësishëm të Uashingtonit”, u shpreh Balla.

(ATSH)

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅 Djali nga Lushnja Gentian Toshkëzi, pinjoll i një familje atdhetare myzeqare, i shpallur si “America’s Best Doctor” është shembulli i shkëlqyer i shqiptarëve që shkëlqejnë me arritjet dhe profesionalizmin e tyre🌟🌍👐🏼

Posted by Taulant Balla on Saturday, June 29, 2024

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"