Hasani: Integrimi i Shqipërisë në BE, s’mund të pengohet nga asnjë individ i vetëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në Forumin e Dubrovnikut.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në fjalën e tij në Forumin e Dubrovnikut, theksoi se “ne, në Ballkanin Perëndimor duhet të fillojmë të sjellim në tryezë zgjidhje, të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara nga të gjitha problemet që na pengojnë, çka do të sjellë më shumë prosperitet, paqe dhe siguri për këtë rajon”.

“Sa i përket Shqipërisë, vijoi ai, nuk ekziston asnjë “pasiguri” apo “dyshim”. Dhe as justifikim për ata që duan të bllokojnë. Ne po i përmbushim detyrat tona të shtëpisë për të filluar negociatat për kapitujt dhe nuk duhet të lejojmë asnjë individ të hyjë në axhendën dypalëshe të një vendi. Shqipëria dhe partnerët e saj kanë investuar shumë në reformën e sistemit të drejtësisë dhe ajo ka filluar të krijojë besim me vendimet e saj. Njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe ne do të përpiqemi të sjellim shpresë, përmes rezultateve”, theksoi kryediplomati.

Hasani kujtoi se “Komuniteti Evropian u krijua për të lënë pas luftërat e së kaluarës dhe për të krijuar një të ardhme që u përket të gjithëve”, tha kryediplomati shqiptar gjatë panelit me temë: “Ballkani Perëndimor – Zhbllokimi i potencialit të reformës”.

Ministri Hasani theksoi se përveç procesit të integrimit në BE ka edhe elementë të tjerë për sukses, siç është Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor për konvergjencën e mëtejshme ekonomike dhe integrimin gradual.

Gjatë qëndrimit njëditor në Dubrovnik, Ministri Hasani u takua me homologë të Turqisë, Sllovenisë, Armenisë dhe shkëmbeu mendime me kolegë të tjerë e përfaqësues të lartë të BE-së, me të cilët u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor