Nikolla: Parlamentet janë shtylla të demokracisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dha sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dha sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit, e cila shënon themelimin 135 vjet më parë, më 30 qershor 1889 të Unionit Parlamentar Ndërkombëtar, IPU”, theksoi Nikolla.

“IPU, organizata e parë shumëpalëshe në botë, nga 9 parlamente themelues, numëron sot 180 parlamente anëtare. Parlamentet janë shtylla të demokracisë dhe diplomacia parlamentare një protagoniste e rëndësishme për ndërtimin e urave të miqësisë, paqes, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit”, shtoi Nikolla.

“Kuvendi i Shqipërisë është anëtar dhe kontribues aktiv i Unionit Parlamentar Ndërkombëtar. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, në kuadër të veprimtarive me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja e futbollit midis skuadrave të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës”, pērfundoi mesazhin e saj, Nikolla.

“Brirët”, Republika surreale e barinjve të Babzilandit

Romani “Brirët”, i autorit Marash Mirashi, sjell diçka krejt të veçantë te lexuesi.

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Brirët”, Republika surreale e barinjve të Babzilandit

Romani “Brirët”, i autorit Marash Mirashi, sjell diçka krejt të veçantë te lexuesi.