Rama: Autostrada e re Thumanë-Kashar, kartvizita europiane e Korridorit Blu të Shqipërisë 2030

Autostrada e re Thumanë-Kashar prej 21 kilometrash dhe me shpejtësi qarkullimi 130 km/h, tashmë është e hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve.


Autostrada e re Thumanë-Kashar prej 21 kilometrash dhe me shpejtësi qarkullimi 130 km/h, tashmë është e hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga aksi i ri rrugor, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Evropian dhe segmenti i parë i Korridorit Blu.

“Rrugë të mbarë për të gjithë ju që sot do të kaloni nga autostrada e re Thumanë – Kashar, kartvizita europiane e Korridorit Blu të Shqipërisë 2030”, shprehet Rama.

Kjo autostradë e përfunduar në një kohë rekord prej 15 muajsh, i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që po brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren.

Në hapje të qarkullimit të aksit Thumanë-Kashar pasditen e djeshme, ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama së bashku me zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Balluku tha se “këtu kemi përdorur formatin e instrumentit financiar të koncesionit, një koncension 35 vjeçar. Investimi këtu është 271 milionë euro, të gjitha të disponueshme nga koncensionari privat. Në ndërkohë, pagesa e kilometrit është vendosur nga studimi WBIF dhe kështu do të jetë në të gjithë segmentin e Korridorit Blu”.

Ministrja ka theksuar se bashkë me këtë rrugë janë ndërtuar dhe rrugët dytësore të cilat janë të disponueshme, jo vetëm për të lidhur komunitetet me këtë autostradë, por nga ana tjetër për t’i dhënë zgjedhje çdo drejtuesi automjeti nëse do të zgjedhë që të kaloje më pagesë përmes kësaj rruge ose më pas të zgjedhë rrugët dytësore pa pagesë.

Lexo më shumë nga

Situata nga reshjet, Vengu: 24 efektivë të FA-së në Vlorë

Ministri i Mbrojtjes: Të gjitha strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Situata nga reshjet, Vengu: 24 efektivë të FA-së në Vlorë

Ministri i Mbrojtjes: Të gjitha strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren