Ndarja nga jeta e Kadaresë, Nikolla: Shkrimtari shqiptar më i madh i të gjitha kohërave

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.


Kryeparlamentarja Lindita Nikolla shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.

“Me veprën që krijoi, Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar më i madh i të gjitha kohërave, u ngjit në Olimpin e letrave shqipe”, u shpreh Nikolla në një reagim.

“Me rrezatimin e përbotshëm të veprës së tij, Kadare e ngjiti letërsinë dhe kulturën shqiptare në majat e letërisë, kulturës dhe qytetërimit botëror”, theksoi Nikolla.

Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

Shkrimtari më në zë shqiptar, brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë, ishte 88 vjeç.

Kadare lindi më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës. Vokacioni i tij për letërsinë zuri fill në moshë të hershme.

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit” dhe nga mbreti i Spanjës me çmimin “Princi i Asturias”.

Lexo më shumë nga

Hidhërim për njeriun që ikën!

QKLL-ja organizoi një takim në kujtim të Adrian Beshajt, përkthyes i njohur dhe pedagog, që u nda para kohe.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hidhërim për njeriun që ikën!

QKLL-ja organizoi një takim në kujtim të Adrian Beshajt, përkthyes i njohur dhe pedagog, që u nda para kohe.