Begaj për Kadarenë: Shqipëria dhe shqiptarët humbën emancipuesin e tyre shpirtëror

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndau një mesazh kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare i cili u ndaj sot nga jeta.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndau një mesazh kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare i cili u ndaj sot nga jeta. Presidenti Begaj shkroi në rrjetet sociale se, Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.

“Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, shkroi presidenti Bajram Begaj.

Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 88-vjeçare, pas një shtrimi në QSUT. Ai kishte lindur më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës, qytet që e formësoi e ndikoi dukshëm edhe në krijimtarinë e tij letrare që e bëri të njohur edhe përtej kufijve zyrtarë të Shqipërisë.

Për vite me radhë Kadare ishte kandidat për çmimin Nobel për Letërsinë, si dhe laureat i shumë çmimeve të tjera me rëndësi në vend si dhe në arenën ndërkombëtare.

Flukset turistike, Qendro: Rreth 550 mijë hyrje-dalje nga Porti i Sarandës

Porti i Sarandës, i cili shërben si një pikë kyçe për turizmin në qytetin bregdetar, ka pritur mijëra udhëtarë këtë…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Flukset turistike, Qendro: Rreth 550 mijë hyrje-dalje nga Porti i Sarandës

Porti i Sarandës, i cili shërben si një pikë kyçe për turizmin në qytetin bregdetar, ka pritur mijëra udhëtarë këtë…