Rama: Profesionistët e shëndetësisë ende nuk janë pastruar nga zullumqarët e shëndetit

Kryeministri Edi Rama takim me shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”


Edhe pse në këtë dekadë të fundit qeveria ka bërë për kushtet dhe për nevojat e profesionistëve të shëndetësisë më shumë sa ç’është bërë në shumë dekada të mbledhura bashkë, fatkeqësisht nuk mund të thuhet dot se radhët e profesionistëve të shëndetësisë janë pastruar nga zullumqarët e shëndetit.

Kështu iu drejtua sot Kryeministri Edi Rama shefave të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në takimin e thirrur për komunikimin e masave që do të merren pas ngjarjes tek Onkologjiku.

“Rrjeta e merimangave të Onkologjikut ishte edhe më zi sesa korrupsioni i marrjes së parave përkundër shërbimit. Ishte krim kundër të gjithë njerëzimit. Krim kundër njerëzores”, tha Rama.

Rama vlerësoi mjekët në kohën e pandemisë disa prej të cilëve vdiqën në krye të detyrës, duke u shpreh se pa ta, numri i shqiptarëve që ndërruan jetë në kthetrat e atij armiku të padukshëm do të kishte qenë ku e ku më i madh.

“Por edhe në atë kohë paniku për mbarë botën, mjaftoi ekspozimi i një Tixheje, ajo infermierja që u kërkonte lekë të afërme të pacientëve të ngujuar në Senatorium, e cila i kishte kthyer ata njerëz që luftonin në shtrat me vdekjen në pengje të një babëzie kriminale, për të prekur nervin më delikat të mbarë shoqërisë dhe për të ndezur një ndjenjë revoltë ndaj të gjithë komunitetit të mjekëve në atë kohë”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se nevojitet adresim sistemik i problematikave të ditura që janë adresuar dhe vazhdojnë të adresohen hap pas hapi. (ATSH)

Lexo më shumë nga

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor