Gonxhja: Testament i pasionit dhe talentit të pashoq
Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit: Ndarja nga jeta e të madhit Ismail Kadare është një lajm i trishtë.
Autoritetet më të larta shtetërore, politika dhe përfaqësues të institucioneve shprehën sot trishtimin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare, gjeniut të letrave shqipe.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shpreh sot se ndarja nga jeta e të madhit Ismail Kadare është një lajm i trishtë.
Në mesazhin e ngushëllimit, që Gonxhja ndau në rrjetet sociale, shkroi se, Ismail Kadare do të mbetet gjithmonë një testament i pasionit dhe talentit të pashoq, vlerë e trashëgimi e pasur kulturore që përmes rreshtave të tij do jetojë ndër breza.
Ministri i shprehu ngushëllime të sinqerta familjes së gjeniut të letrave, figurës madhore të letërsisë shqiptare që, siç shkroi ministri, bëri jehonë përtej kufijve e anembanë duke na përfaqësuar denjësisht.