Skemat lehtësuese, Rama: Fermerët shtuan sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore

Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore.


Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, ndërsa skemat mbështetëse nga qeveria kanë nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqet e mbjella.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga korrja e grurit në njësinë administrative të Katundit të Ri, ku dhe theksoi se është shtuar sipërfaqja e mbjellë me drithë.

“Falë skemave lehtësuese në mbështetje të fermerëve si dhe investimeve për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese e vaditëse, sipërfaqet e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore janë shtuar këtë vit. Korrja e grurit në njësinë administrative të Katundit të Ri ku është shtuar sipërfaqja e mbjellë me drithë”, deklaroi Rama.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se është e angazhuar të mbështesë fermerët dhe njësitë agropërpunuese përmes politikave të prodhimit, agropërpunimit dhe Skemës Kombëtare të Naftës, ku sipas saj, gjatë këtij viti 1/3 e fermerëve që kultivojnë grurë kanë aplikuar për naftë falas.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi së fundmi raportin mbi statistikat e bujqësisë, sipas të cilit prodhimi i drithërave në vitin 2023 është 701.314 tonë, ndërsa qarku i Fierit ka nivelin më të lartë me 176.584 tonë, pasuar nga qarqet Elbasan me 95.572 tonë dhe Korçë me 83.889 tonë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Hidhërim për njeriun që ikën!

QKLL-ja organizoi një takim në kujtim të Adrian Beshajt, përkthyes i njohur dhe pedagog, që u nda para kohe.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hidhërim për njeriun që ikën!

QKLL-ja organizoi një takim në kujtim të Adrian Beshajt, përkthyes i njohur dhe pedagog, që u nda para kohe.